Daçiq: Delegacioni i SHBA-së u “qesh” kur e pyeta “a kaluat mirë” në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq e ka quajtur të rëndë faktin se Brukseli nuk ka reaguar ndaj paralajmërimit se, siç e ka quajtur ai, në dialogun teknik midis Beogradit e Prishtinës nuk do të bisedohet për Asociacionin e Komunave Serbe

Daçiq këtë deklaratë e bëri sot në TV Prva të Beogradit, ku ka thënë se “askush nuk po e përmend AKS-në” dhe ka shtruar pyetjen nëse kjo do të thotë se së shpejti askush nuk do ta përmend Marrëveshjen e Washingtonit.

Siç ka thënë, ai e ka pyetur delegacionin e SHBA-së që këtë javë vizitoi Beogradin dhe Prishtinën nëse “ka kaluar mirë” në Prishtinë duke shikuar përmendoret e Bill Clintonit dhe bulevardin e Joe Biden, ndërsa ata, sipas tij, janë ‘qeshur’.