AAK-ja e Klinës ua merr 2 këshilltarë partive të tjera: një AKR-së e një PDK-së

Zenun Elezaj vazhdon ta forcojë AAK-në e Klinës. Shukrije Shala që deri sot ishte këshilltare e PDK-së, i është bashkuar AAK-së.

Ky konfirmim vjen vetëm pak ditë pasi Zenun Elezaj kishte kthyer në AAK edhe këshilltarin e AKR-së, Lirim Gashi.

Grupi parlamentar i AAK-së tani është rritur edhe më shumë dhe Elezaj thuhet se do ta ketë më të lehtë miratimin e projekteve të tij në këtë qytet.