Istogu merr një vendim të radhës, situata është shqetësuese

Komuna e Istogut ka marrë vendim që mësimi të shtyhet deri ditën e hënë. Gjendja në këtë komunë është kaotike si pasojë e erës që ka fryrë në orët e fundit.

Kjo ka bërë që të dëmtohen edhe disa shkolla në Istog dhe fshatra përreth.

“Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër ju njoftojmë se deri të Hënën me 10.02.2020, nuk do të mbahet mësim, si shkak i kushteve atmosferike të krijuara në komunën tone dhe dëmeve të mëdha të shkaktuara në institucionet arsimore. Si pasojë e kësaj gjendje kaotike është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt.
Ditët e humbura do të kompensohen” thuhet në njoftimin e Komunës së Istogu