KF Dukagjini bën përforcimin e parë, transferon sulmuesin

KF Dukagjini ka nisur më herët me transferime, për të përforcuar sa më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm,

Skuadra nga Klina në sezonin e ardhshëm mund të rikthehet në Superligë, pasi nesër (e premte) zhvillon ndeshjen e barazhit ndaj Trepçës ’89.

Kësisoj, KF Dukagjini tashmë ka kompletuar përforcimin e parë. “Zeri.info” nga burime të sigurta brenda klubit merr vesh se Henry Chibueze nga sezoni i ri do luajë për “Hithat”.

Marrëveshja mes Dukagjinit dhe sulmuesi nigerian është arritur para dy ditëve dhe futbollisti në fjalë tashmë ndodhet në qytetin e Klinës.

Në foto: Henry Chibueze.

Chibueze është emër i njohur për futbollin kosovar, pasi së fundmi ishte pjesë e Vëllaznimit.

Përveç te skuadra gjakovare, Henry Chibueze ka qenë edhe pjesë e Trepçës ’89 dhe Lirisë.