25 pacientë me COVID po trajtohen në Spitalin e Pejës, 5 në gjendje të rëndë

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

241 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,274
analiza, ndërsa janë kryer 12 operacione.

69 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 48 Rëntgena, 10 EHO dhe 11 CT-ja.

Aktualisht po trajtohen 25 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë