Digjet lokali i Noizyt në Durrës

Në orët e para të mëngjesit të së dielës ka rënë zjarr në lokalin e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në qytetin e Durrësit.

Lokali ndodhet në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar të Durrësit dhe është në pronësi të babait të Noizyt, B.R, raporton TV Klan.

Policia njofton se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Raportohet se si shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik.