Rusia nis bombardimet në Kiev

Shpërthime të shumta janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Mediat e huaja shkruajnë se sulme të shumta janë shënuar Kiev, me raketet që kanë rënë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Imazhet dhe videot në mediat sociale tregojnë tymin që ngrihet mbi ndërtesa në disa pjesë të Kievit. Shpërthimet duket të jenë shumë më qendrore sesa sulmet ruse në qytet në fillim të luftës, në atë që duket të jetë sulmi i parë me raketa në kryeqytetin ukrainas për shumë muaj.

Sulmet vijnë dy ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar u dëmtua nga një shpërthim. Dje, Presidenti Vladimir Putin fajësoi shërbimet e inteligjencës ukrainase për atë që ai e quajti një akt terrorizmi.

Ai do të kryesojë një mbledhje të këshillit të tij të sigurisë sot për të diskutuar shpërthimin. Po ashtu zyrtarët ukrainas thonë se një numër njerëzish janë plagosur pas sulmeve të shumta që vijojnë po ashtu në Zaporizhzhia.