Vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Klinë, për zgjedhjen e agjensisë turistike për transportin e nxënësve në eksksursion

DREJTORIJA KOMUNALE E ARSIMIT
04 Nr.

325 /2022

Klinë, dt. 02.05 , /2022
VENDIM I KOMISIONIT SELEKTUES PËR ZGJEDHJEN E AGJENSISË
TURISTIKE PËR TRANSPORTIN E NXËNËSVE NË EKSKURSION

Komisioni selektues i shqyrtoi të gjitha ofertat e ofertuesve një nga një dhe të
gjitha si tërësi dhe në fund mori
VENDIM
I.

Zgjedhet Agjencioni Turistik “Rinori Tours” nga Klina, pronar i së cilës
është Majlinda Selmanaj nga Dresnik – Klinë, që të realizojë ekskursionin e
maturantëve të shkollës së mesme – Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë dhe SHMP
“Fehmi Agani” në Klinë të bazuar në ofertën e ofertuesit.

II. Në mes palëve të lidhet kontratë me shkrim, ku për së afërmi do të
përcaktohen obligimet e palëve.
III. Për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset DKA-ja dhe Drejtoritë e
shkollave të mesme të larta në Klinë.

IV. Me këtë vendim të njoftohen: fituesi i tenderit dhe Drejtoritë e shkollave.

Pjesëmarrësit tjerë të tenderit me këtë vendim njoftohen nëpërmjet faqes së shpalljeve
të KK të Klinës.