Kërcënohet me vrasje një person në Ferizaj

Policia ka arrestuar një person në Ferizaj, i cili dyshohet se për motive të panjohura e kishte kanosur me vrasje një person tjetër.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.