Sabit Geci mbrohet në heshtje para prokurorëve të Speciales, u intervistua si dëshmitar

Në Prishtinë ka përfunduar intervistimi i ish-komandatit të UÇK-së nga Specialja, Sabit Geci.

Pas përfundimit të intervistimit, para mediave ka folur avokati i tij, Tahir Rrecaj.
Ai ka bërë të ditur se klienti i tij është mbrojtur në heshtje, teksa ka thënë se Rrecaj është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
Ndryshe, që nga fillimi i punës intensive nga Specialja, në Kosovë kanë ardhur gjithësej rreth 260 ftesa për intervistim nga Haga.Sabit Geci, ishte dënuar më 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile në dy kampe të UÇK-së, në Kukës dhe Cahan.Dënimin parashihet ta përfundojë më 5 maj të vitit 2025.Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, e kishte shpallur fajtor Sabit Gecin për katër pika të aktakuzës për krime lufte kundër popullsisë civile si dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.