Kurti në Berlin për takimin me kancelarin gjerman Shcolz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin – Gjermani, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Shcolz.

Sot, më 4 maj, kancelari gjerman Olaf Scholz do të presë në Berlin, në takime të ndara, kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nga Bashkimi Evropian për këtë është thënë po synohet të mbështetet dialogu, ndërsa analistë në vend e kanë cilësuar si një tentativë për zhbllokimin e procesit të dialogut dhe mundësi drejt arritjes së një marrëveshjeje Kosovë – Serbi.

Takimi i kancelarit Scholz me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 15:00, kurse më pas do të mbahet një konferencë për media rreth orës 16:00. Ndërsa, takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq do të zhvillohet në orën 17:30, nga ora 18:30 do të mbahet një konferencë për media. /telegrafi