Dyshimet për vdekjen e të riut nga Shtupeli, që ishte djalë hastreti

Jetmir Temaj nga fshati Shtupel i Klinës ka ndërruar jetë,Shkruna Klina info.

Ai po trajtohej në QKUK në Prishtinë, derisa nuk arriti t’u shpëtojë plagëve.
Sipas burimeve të Klina.info i riu, dyshohet se ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e një goditje në kokë.

Ajo çka dyshohet është se ai në fshatin e tij bashkë me shokë, ka qenë në një veturë, derisa në rrethana ende të panjohura, thuhet se ka rënë nga bagazhi i makinës dhe është përplasë në tokë në momentin kur vetura ka qenë gjatë lëvizjes.

Por, Policia dhe njësitet hetimore po merren me rastin, derisa është arrestuar një person.
Ndryshe, Jetmiri ka qenë djalë i vetëm në familje, jetonte vetëm me të ëmën, sepse babai i kishte vdekur./Klina info/