Nafta lirohet për 3 centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të shtunë.

Çmimi i naftës ka rënë për 3 centë ndërsa i benzinës është rritur për 1 cent, sipas njoftimit, transmeton Klankosova.tv.

“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.64 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.35 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.76 € për litër” thuhet në njoftim.

Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

SHARE