Zbulohet shpërblimi për futbollistët e Liverpoolit nëse e fitojnë titullin

Liverpool po ecën sigurt drejt titullit të 19-të në kampionatin anglez. Një trofe që mund të pasurojë akoma më shumë llogaritë bankare të lojtarëve.

Sipas Sportsmail, drejtuesit e “Të Kuqve” do të shpërblejnë lojtarët me 4 milionë euro në rast se stolisen me titull. Shuma do të shpërndahet mes të gjithë lojtarëve dhe ata që do të përfitojnë më shumë, do të jenë lojtarët që kanë luajtur më shumë gjatë sezonit.Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp po fluturon në kampionat.

Epërsia e akumuluar ndaj Manchester Cityt është 22 pikë. Humbja e “Qytetarëve” nga Tottenham i ka dhënë akoma më shumë besim Liverpoolit, që do të kthehet në fushë më 15 shkurt për të luajtur në udhëtim kundër Norwichit.