Dukagjini me formën më të mirë në kampionat

Skuadra e Dukagjnit është në formë fantastike, ku janë skuadra e vetme në BKT Superligën e Kosovës me katër fitore radhazi.

Kjo ecuri fantastike e Hithave, ka bërë që të largohen nga pozita e Play Out. Humbjen e fundit Dukagjini e pësonte nga Ballkani me rezultat 0-1 në Klinë.

Nga ajo humbje në fund të ndeshjes, skuadra që udhëhiqet nga Armend Dallku ka treguar formë të lartë ku kanë ardhur dhe rezultatet pozitive.

Në katër ndeshjet e fundit, Dukagjini ka fituar të gjitha ndeshjet, madje duke mos pranuar asnjë gol në këtë ecuri fantastike, ku më meritori është Altik Muhaxhiri i cili po tregon formë të lartë atëher kur më së shumti i nevojitet skuadrës.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha fitoret e Dukagjinit.