Shqipëria me shumë fat në Ligën e Kombeve, i bien skuadra të dobëta

Në Amsterdam të Holandës është hedhur shorti i sezonit të dytë të Ligës së Kombeve.

Shqipëria ka qenë shumë me fat në këtë grup duke u rreshtuar me kombëtare më të dobëta.

Kuqezinjtë në grup do të jenë me Kazakistanin, Lituaninë dhe Bjellorusia.

Kosova në anën tjetër është rreshtuar në grupin më të vështirë të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të jenë me të njëjtin grup me Moldavinë, Sloveninë dhe Greqinë.