Autobusi me pelegrinë nga Serbia pasi hyn në Kosovë, kthehet mbrapsht nga Policia

Një autobusë me 40 pelegrinë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë rreth orëve të mesditës nga kufiri i Jarinjës, mirëpo të njëjtit pasi kanë arritur deri në qytetin e Mitrovicës janë kthyer mbrapsht nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës i kanë kthyer mbrapsht pasi ata kishin deklaruar se destinacion kanë vetëm Mitrovicën, por në fakt në agjendën e tyre kishin për destinacion Prizrenin, Mushtishtin, Deçanin, etj.

“Një autobus me rreth 40 pelegrinë janë lejuar të hynë në Kosovë rreth mesditës nga kufiri i Jarinjes… Më pastaj kur kanë arritur në Mitrovicë, policia i ka kthyer sërish mbrapsht, sepse kanë menduar që ata kanë destinacion vetëm Mitrovicën. Ndërkohë, që në agjendën e tyre paska qenë Prizreni, Mushtishti, Deçani” Ndryshe, një javë më parë dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në kufirin e Jarinjes.