Aksioni “TOTO”: 13 të arrestuar, mbi 55 mijë euro të sekuestruara e 6 vetura

Policia ka dhënë detaje për rastin “TOTO”, ku bëhet e ditur se janë arrestuar 13 të dyshuar.

Sipas njoftimit,  gjatë operacionit janë kontrolluar 19 lokacione vendbanime dhe lokale, ku disa prej të dyshuarve janë hasur duke mundësuar zhvillimin e lojërave online të bixhozit.

“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: para të gatshme 55.388 euro, 1700 franga zvicerane, 50.000 lek, 100 dollar 1320 dinar serb, dy armë zjarri, 39 copë fishek, 29 telefona celularë, 1 kompjuter laptop, 2 USB, 350 pako cigare pa banderola dhe 6 vetura”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, bëhet e ditur se të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë se në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar policor.