QKMF NË KLINË FILLON VIZITAT MJEKËSORE NË SHTËPI

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Klinë sot ka filluar realizimin e projektit për vizita mjekësore nëpër shtëpi për të gjithë qytetarët e Komunës së Klinës, të cilët nuk kanë mundësi të marrin shërbimin mjekësor në QKMF.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Sejdiu, theksoi se pas përhapjes së virusit, është shumë e rëndësishme që të realizohen vizitat mjekësore nëpër shtëpi te pacientët që kanë vështirësi të levizin dhe mund të jenë të rrezikuar në këtë kohë.

Ekipi i vizitave mjekësore do të jetë në shërbim nga ora 07:00 deri në 15:00, ndërsa para realizimit të vizitës, në sportelin e QKMF-së duhet të paraqitet një nga familjarët apo persona të afërt të pacientit, për të njoftuar stafin mjekësor me gjendjen shëndetësore apo diagnozën e pacientit.

Për të qenë pjesë e databazës së QKMF, pacientët duhet të regjistrohen në platformën digjitale në linkun më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSf54Q-_IZuNlgk1B8TGhjC_z3JBBi4FDSgn38bBh6nDqqDVog/viewform?usp=send_form

Për çdo informatë tjetër, mund të telefononin në këtë numër të telefonit: 049 920 627 nga ora 07:00-15:00