Barrikadat në Veri, me kamionë të dhënë donacion nga BE-ja

Rruga e cila është bllokuar në Rudare të veriut të vendit, është bërë me kamionë të mbeturinave, të cilët iu janë dhënë serbëve në atë pjesë si donacion nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Përndryshe, pas arrestimit të ish-zyrtarin policor, ish-pjesëtarin e MUP-it, i cili ka qenë i integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç në pikën kufitare në Jarinje, grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të dërgimit të tij në jug të vendit, janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.

Kurse, Policia e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e përkohshëm të pikë kalimeve në Jarinje dhe Bërnjak.