3 mijë e 276 raste aktive me Covid 19

Ndonëse 9 mijë e 792 persona u shëruan nga infektimi me COVID-19, 533 të tjerë kanë vdekur shkak i këtij virusi.

Që nga 13 marsi, prej kur u paraqitën edhe dy rastet e para me COVID-19, numri i të prekurve nga virusin korona në Kosovë ka shkuar në 13 mijë e 601.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), numri i rasteve aktive është 3 mijë e 276.

“Numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Ndërsa, vetëm gjatë ditës së martë u raportua për vdekjen e 8 personave nga COVID-19 dhe për 147 raste të reja të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë”.

38 raste ishin vetëm në komunë e Prishtinës.