Shaqiri debuton në Amerikë, shpallet lojtari i ndeshjes

Një sezon i ri filloi në Major League Soccer dhe bashkë me të erdhi debutimi i shumëpritur i yllit Xherdan Shaqiri me Chicago Fire, ndonëse ai nuk mundi ta zhbllokonte duelin dhe përfundoi në barazim pa gola kundër Inter Miami.

Sulmuesi shqiptar ishte lojtari më i mirë sulmues në skuadrën e Chigaos, duke treguar aftësitë e tij që në start

Shaqiri zhvilloi një paraqitje të mirë në debutim ndaj Inter Miamit dhe u shpall lojtari i ndeshjes nga ekipi i tij.

Vlen të ceket se Shaqiri kaloi në MLS në merkaton e janarit nga klubi francez, Lyon.