Shtatë të lënduar nga aksidenti në dalje të Fushë Kosovës, të përfshira tetë vetura

Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë për Koha.net se në aksident kanë qenë të përfshira tetë vetura.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

 18:31Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një aksident ku të përfshira kanë qenë disa automjete përfshirë edhe një autobus, ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Sipas fotografive nga vendi i ngjarjes, shihet të ketë dëme materiale.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkaq Policia janë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e aksidentit njoftohet se janë shkaktuar kolona automjetesh në këtë magjistrale.

Koha.net është në pritje të përgjigjes së Policisë për të kuptuar detajet e aksidentit