Driton Kuka: Faleminderit për pritje madhështore Peja ime

Driton Kuka ka falënderuar qytetin e Pejës për pritjen që këta ia bën pas ardhjes me dy medalje të arta nga “Tokio 2020”.

“Peja ime …”

“Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe!”

“Kampionet tona Olimpike ngrohësisht  u priten dhe përshendeten në vendlindje.”

“Kryetari Muhaxheri dhe Drejtoresha Syka u përkujdesen për pritje madhështore të ekipit tonë!”

“Faleminderit për pritje madhështore Peja ime”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Kampioneve olimpike pritje e ngrohtë iu bë edhe në Prishtinë nga shumë qytetarë, ku ishte prezent edhe kryeministri Albin Kurti dhe disa ministra tjerë.