Haradinaj: Uroj mikun tim të kahmotshëm Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas fitores së Joe Biden.

Haradinaj e ka përgëzuar kandidatin demokrat, Joe Biden, për fitimin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu e ka uruar edhe miken në detyrë të Biden, Kamala Harris, për arritjen historike si nënpresidentja e parë grua.

“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër”, ka thënë i pari i AAK’së, duke ia bashkëngjitur postimit një fotografi të vjetër të tijën me fituesin demokrat.