SHFMU “Ismet Rraci” në Klinë mirëpret nxënëxit e klasës së parë, dhurohen 150 pako mbrojtëse

Kemi pritur sot ngrohtësisht nxënësit e klasave të para dhe u kemi dëshiruar atyre një vit të mbarë plot shëndet dhe suksese. Përkundër

vështirësive që paraqet situata aktuale, jemi siguruar që mikpritja e tyre të jetë e veçantë. Përshtypjet e para medoemos që kanë rëndësi ,andaj mësimdhënëset e klasave të para si dhe stafi i shkollës janë organizuar që ardhja e tyre në shkollë, dita e parë e shkollës në veçanti, të qëndrojë gjatë në kujtesën e tyre. Për mirëqenien e shëndetit të tyre është përkujdesur biznesi ALM Group me bashkëpronar Alban Rraci, i cili për nxënësit e klasave të para ka dhuruar 150 pako mbrojtëse.