KRYETARI ELEZAJ NDEZË DRITAT PËR FESTAT E FUNDVITIT

Në prag të festave të fundvitit, Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj së bashku me kryesuesin e kuvendit, Fadil Gashin si dhe bashkëpunëtoret e tij kanë bërë sot ndezjen solemne të dritave në qytetin e Klinës.

Me këtë rast, Kryetari Elezaj, në emër të tij dhe gjithë stafit të komunës, u ka uruar qytetarëve festat, duke u dëshiruar shëndet, suksese dhe mbarësi.

Kompania Kontraktuese për dekorimin e qytetit për festa të fundvitit, “Coyote Clean Group”, në bazë ë kontratës së nënshkruar me Komunën e Klinës dhe kërkesat e kontraktuesit ka bërë dekorimin e sheshit “Mujë Krasniqi”, “Nënë Tereza”, “Faruk Elezi” si dhe atë të “Ndue Përlleshit”.

Komuna e Klinës për këtë projekt ka ndarë 15.450,00€, ku është e përfshirë edhe mirëmbajtja e këtyre dekorimeve.