Mbi 200 ftesa nga Gjykata Speciale: Ftesa kanë ardhur edhe të shtunën

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se muaji tetor ka qenë shumë i ‘nxehtë’ sa i përket dërgimit të ftesave për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Nga 6 tetori deri më sot janë dërguar mbi 50 ftesa. Ftesa ka pas që kanë ardhur edhe këtë të premte dhe të shtunë”, ka thënë Gucati.

Gucati në “Sytë 7” ka thënë se përveç ish ushtarëve të UÇK-së, ftesa po vijnë edhe për qytetarë.

“Ne i kemi rreth 110 ftesa të regjistruara, por numri i ftesave kalon mbi 150 vetëm për ish ushtarët e UCK-së, kurse edhe me ftesat ndaj civilëve numri kalon mbi 200”, ka thënë Gucati.

Deri tani ai ka konfirmuar se janë intervistuar të gjithë komandantët e të gjitha zonave dhe se ftesat kanë ardhur edhe për shtabin e përgjithshëm

SHARE