Pejë: Zhduket një vajzë

Një grua ka raportuar në Policinë e Pejës se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën ‘Ymer Basha’ në Pejë, ku ankuesja ka njoftuar në polici se nuk di ku gjendet vajza e saj.

“Ankuesja femër K-Rome ka informuar se e bija e saj viktima femër K-Rome është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”.