Zllakuqani beson në LDK

LDK, Dega në Klinë ka mbajtur tubim në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarësia e LDK-së dhe PSHDK-së nga fshatrat
Budisalc,Stupë,Rudicë, Krushevë e Madhe, Jagodë, Videjë, Paskalicë, Zllakuqan,Berkovë,Pataqan,Radolloc,Renoc,Leskoc
.

Në këtë tubim të pranishëm ishin Kryetari i Degës së LDK-së, Fadil Gashi së bashku me kandidatët për deputetë nga Klina, Mirjeta Kalludra, Ukë Berisha dhe Isuf Berisha. Gjithashtu të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputetë Anton Quni dhe Zef Morina.

Gjatë këtij takimi u shpalosën pjesë nga programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe u kërkua mobilizim dhe angazhim maksimal nga të gjithë për fitoren e madhe të 6 tetorit 2019.