Barcelona fiton në sekondat e fundit

Barcelona ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Real Sociedadi.

Katalonasit fituan me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Ligas

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Araujo në minutën e katërt shtesë.

Me këtë fitore, Barca është në vendin e tretë me 27 pikë.