Sot shorti për “EURO 2024”, këta janë kudërshtarët e mundshëm të Shqipërisë

Sot do të hidet shorti për grupet e Kampionatit Evropian ”EURO 2024”.

Kombëtarja e Shqipërisë si njëra nga pjesëmarrset, do të mësoj kundërshtarët me të cilët do të përballet në evropian.

Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë, së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.

Gjermania si ekipi pritës i Europianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tre ekipe Italia, Serbia dhe Zvicra.

Tre ekipet e tjera do të përcaktohen nëpërmjet fazës Play – off, ku bëjnë pjesë 12 skuadra bazuar në performacën e tyre në Nations League.  Skuadrat janë të ndara në tre grupe (A, B dhe C) dhe do të luajnë shanset e tyre në marsin e vitit 2024. Tre fitueset e grupit do të plotësojnë edhe vazon e katërt. Europiani “Gjermani 2024” do të nisë më datë 14 qershor dhe do të ulë siparin me finalen e madhe në datë 14 korrik.

Ceremonia për hedhjen e shortit të fazës së grupeve të “EURO 2024” do të mbahet në qytetin e Hamburgit, nga ora 18:00.