KRYETARI I KLINËS MBAJTI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË FSHATRAVE

Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorë të drejtorive të Komunës, sot ka marrë pjesë në një takim me përfaqësuesit e fshatrave, ku kanë diskutuar lidhur me planet e Komunës së Klinës për vitin 2020, si dhe për kërkesat e qytetarëve dhe përfshirjen e tyre në buxhet.

Në këtë takim, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, Kryetari Elezaj theksoi se Komuna në bazë të kërkesave të qytetarëve të paraqitura gjatë debateve me qytetarë dhe dëgjimet buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore, ka bërë planifikimin buxhetor për vitin 2020, ku ka përmendur disa nga projektet më të rëndësishme, si në infrastrukturë rrugore, shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, investime për furnizim me ujë të pijshëm dhe bujqësi si projekte me prioritet.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e fshatrave kanë falënderuar kryetarin për pjesëmarrjen e shpeshtë në debate publike dhe kanë shprehur kërkesat e tyre për projektet të cilat janë të domosdoshme për rritjen e mirëqenies qytetare.

SHARE