Policja qëndroi 3-4 orë mes kufomave, më pas ia drejtoi revolen vetes dhe e tërhoqi këmbëzën

Valdete Bllaca kishte arritur që tezen me bashkëshortin e saj të mos i linte të hynin brenda shtëpisë dhe t’i shihnin të vdekur, pasi i kishte vrarë prindërit dhe dy vëllezërit në shtëpinë e saj në Gjilan.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se pasi i vrau të gjithë anëtarët e familjes, dyshohet se policja qëndroi rreth 3-4 orë mes kufomash.

Pasi kaloi orë të tëra mes viktimave të saj, Valdete Bllaca doli në derë të shtëpisë për të mos e lënë të hyjë brenda tezen dhe bashkëshortin e saj që kishin shkuar për vizitë, por që mund ta vizitonin një krim të pamenduar.

E shqetësuar, mësohet se policja u kishte thënë atyre se ata (familja) nuk ishin aty dhe se ajo ishte e zënë.

Pasi ishin përshëndetur me policen dhe kishin vendosur të largoheshin nga aty, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes.

Gazeta Sinjali do të sjellë edhe më shumë detje nga krimi makabër në Gjilan. /