Vuçiq: Prishtina po përgatit sulm dhe vrasje të serbëve në Veri

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë, ka vazhduar të enjten me propagandë që Kosova kinse “është duke përgatitur për sulm në Veri për vrasjen e serbëve”.

“I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, duke mos ofruar as një fakt.

Presidenti i Serbisë ka thënë se në mediat ndërkombëtare është raportuar që “Serbia është duke e sulmuar diku dikë”, raporton nova.

Thotë se Serbia s’e ka sulmuar askë e as nuk ka kërkuar ndihmë nga Federata Ruse.

Deklaratat e Vuçiqit vinë një javë para takimit në Bruksel që do ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.