Elezaj: Rrethrrotullimi parandalon aksidentet dhe siguron qarkullim më të lehtë rrugor

Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga komandanti i policisë në Klinë, Ragip Bytyqi, sot kanë vizituar rrethrrotullimin në rrugën Prishtinë – Pejë – Klinë, ku kanë parë nga afër realizimin e punimeve.

Kryetari Elezaj theksoi se udhëkryqi Pejë – Prishtinë – Klinë ka qenë mjaft problematik për qarkullim të veturave dhe janë shkaktuar shpesh aksidente, prandaj komuna fillimisht ka bërë një rrethrrotullim të improvizuar me të cilin është lehtësuar qarkullimi në masë të madhe, ndërsa tani është ndërtuar rrethrrotullimi i përhershëm.

Realizimi i këtij projekti është financuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa punimet janë kryer nga kompania “Graniti” nga Istogu.

Po ashtu, kryetari është informuar nga komandanti i stacionit të policisë, Ragip Bytyqi, në lidhje me patrullimet e policisë dhe zbatimin e vendimit të qeverisë.