Si asnjëherë më parë: Haradinaj e viziton ministrin e Qeverisë Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Haradinaj ka realizuar vizitë në ministrinë e Mbrojtjes, për siç tha ai për të biseduar për zhvillimet në ushtri dhe temat me interes nacional të Kosovës.

“Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.

Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre.

Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë.