Altik Muhaxhiri sërish “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, e kanë ndarë edhe çmimin e fundit “YLLI I JAVËS” në edicionin 2021/2022, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 36-të në BKT Superligë është shpallur portieri i FC Dukagjini Altik Muhaxhiri

Portieri gjakovar me intervenimet e tij të shkëlqyeshme dhe sigurinë e treguar në portë ishte më i merituari që Dukagjini arriti të marrë një pikë si mysafir në ndeshjen jetike kundër rivalit direkt, Malishevës, për t’iu shmangur barazhit.

Altik Muhaxhiri ishte shpallur “Ylli i Javës” edhe në javën e 34-t, kur Dukagjini arkëtoi një pikë në duel me Dritën.

Pas barazimit të djeshëm, Dukagjini e siguroi qëndrimin në elitë, duke e mbyllur edicionin në pozitën e 7-të, me 50 pikë, teksa Malisheva do të luajë në barazh me Vushtrrinë.

Çmimin “Ylli i javës” për portierin e FC Dukagjini, e ndau Mentor Zahiti, menaxher i departamentit në BKT.