Klinë, shpërndahen edhe 40 pako ushqimore nga QTA për familjet në nevojë

“Arjeta Group” dhe QTA, sot ka dhuruar 40 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Klines.

Nga kjo ndihmë do të përfitojnë nga një pako me produkte ushqimore dhe higjienike, 40 familje që janë në asistencë sociale në Klinē.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka shprehur mirënjohje për ndihmën që ka dhënë “Arjeta Group” dhe QTA, sidomos në këtë kohë kur vendi po përballet me korona virusin.

Ndihmat i janë dorëzuar Komisionit Komunal për ndarje të ndihmave për familjet në nevojë, komision ky i cili menjëherë pas pranimit te pakove, ka filluar shpërndarjen e tyre tek familjet në nevojë sociale.