​Hidhet shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës

Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës në prani të përfaqësuesve të klubeve, u bë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës në futboll.

Ndeshjet e këtij rrethit zhvillohen të mërkurën më 22 nëntor nga ora 13:00, ndërkohë që sipas shortit takohen:

Istogu 03 – Behar dhe KEK-u – Dardania.

Dy skuadrat fituese kalojnë në rrethin e dytë ku i presin skuadrat e Superligës dhe Ligës së Parë.