Sot përkujtohet Valdet Berisha, veprimtari dhe gazetari i çështjes kombëtare, në 4-vjetorin e vdekjes

Sot shënohet katërvjetori i ndarjes nga jeta i veprimtarit dhe gazetarit Valdet Berisha, nga fshati Gjurgjevik i Madh i Klinës, i cili la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të çështjes kombëtare dhe informimit të lirë.

Valdet Berisha ishte ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe më pas veproi në fushën e gazetarisë në disa media të njohura.

Ai dha kontribut të madh në revistën “Duakagjini” dhe ishte zë i fuqishëm i drejtësisë, dinjitetit dhe të vërtetës në Kosovën pasluftës.

Përveç angazhimit të tij në gazetari, Valdet Berisha ishte figurë e respektuar dhe model i rrallë për të rinjtë që synojnë të japin kontribut në çështjet madhore të vendit.

Valdet Berisha ndërroi jetë në moshë të re si pasojë e një sëmundjeje, por kujtimi për të mbetet i gjallë te familjarët, bashkëluftëtarët, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër veprën dhe angazhimin e tij.