21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, katër në gjendje të rëndë

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë të infektuar me COVID-19, 17 prej të cilëve janë me oksigjenoterapi, ndërsa katër në gjendje të rëndë,

Tre pacientë kanë arritur që të shërohen nga COVID-19.

Spitali i Pejës bën të ditur se 247 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, 19 prej të cilëve janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve në këtë spital, një ka qenë i gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.

244 pacientë kanë kryer analiza, ndërsa janë kryer 18 operacione. /

SHARE