Arratiset një i dënuar në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Një person është larguar nga Qendra Korrektuese e Lipjanit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:20.

“Është raportuar për largimin e një të dyshuari mashkull kosovar i cili ishte në vuajtje të dënimit në këtë qendër” thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se rasti i inicuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria” është duke u hetuar.