Koronavirusi, disa persona tjerë shkojnë për teste në QKUK

Edhe gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të QKUK’së kanë shkuar disa pacientë me dyshimet se janë prekur nga virusi Covid-19, apo i njohur ndryshe si koronavirusi.

Janë rreth pesë persona të cilët janë izoluar nga ekipet mjekësore si dhe mostrat për të njëjtit pritet që të publikohen gjatë ditës së sotme.

E ndërkohë ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitija deklaroi se deri më tani, nga 82 personat dyshuara për koronavirus, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, por masat janë ndërmarrë në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe numrin në rritje të rasteve në vendet përreth Kosovës.