Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje në Deçan, njëri prej tyre i mitur

Janë arrestuar dy persona, njëri prej tyre i mitur, pasi të njëjtit në bashkëpunim kanë mbajtur në mënyrë ilegale një pushkë AK 47.

Siç mëson Gazeta rasti ka ndodhur mbrëmë në fshatin Hulaj të Deçanit.

Gazeta mëson nga burimet se arma pushkë automatike 7.62 mm është konfiskuar.

Ndërkohë, me rastin po merren organet kompetente.