Gjimnazi “Luigj Gurakuqi”, kalon në mësim online

Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rasteve të shumta, Klina.info mëson se Gjimnazi “Luigj Gurakuqi”, nga nesër (e martë) kalon në mësim online.

Ndryshe, Drejtori i QKMF-së në këtë komunë, Dr. Haxhi Ibishi, për Klina.info ka thënë se janë aktualisht janë mbi 600 raste aktive me COVD, në Klinë.
Në mesin e tyre ka edhe shumë të rinj, çka se ka apeluar për respektimin e masave anti-COVID.