Moti sot: Me reshje bore e shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes -1 dhe 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin në mes 0 dhe 3 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kujtojmë se gjatë gjithë natës nëpër shumicën e qyteteve të Kosovës ka pasur reshje bore.