KF Dukagjini përforcohet edhe me dy futbollistë të rinj

Klubi i Dukagjinit përforcohet edhe me dy futbollistët te rinj në moshë, por shumë perspektivë.
Këtë e ka bërë të ditur ekipi klinas përmes një postimi në faqen zyrtare FB:
Umërfaruk Sulejmani dhe Besmir Daci bashkohën me skuadrën tonë nga skuadra ë Shkupit. Sulejmani shtatemdhjetë vjeçar, mesfushor qendror dhe Daci nëntëmbëdhjetë vjeçar, mbrojtës i krahut të djathtë kanë luajtur për skuadrën e Shkupit, ndërkaq janë bashkuar me skuadrën tonë ku dhe janë duke i kryer përgatitjët në Antalya të Turqisë.
Ne ju urojme mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë në sezonin pranveror.