OVL UÇK në Klinë kujtojnë dëshmorët Ilir Merturi, Naim Gashi, Vesel Avdyli dhe veteranin Fazli Avdyli

Sot bëhen 23 vite nga masakra që u bë në fshatin Rogovë të Hasit, aty ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.
Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona,Shkruan Klina.info.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. Me këtë rast, sot bëhen homazhe tek “Monumenti i dëshmorëve” në Rogovë si dhe tek varrezat e dëshmorëve.

Me këtë rast OVL UÇK, dega në Klinë, me kryetar Hajdin Balaj, por dhe përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta, miq, familjarë e bashkëluftëtarë, kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë, në përvjetorin e rënies heroike të tre dëshmorëve, Ilir Merturi, Naim Gashi e Vesel Avdyli dhe në tre vjetorin e vdekjes së veteranit Fazli Avduli.

Në këtë organizim, të pranishmëve iu drejtua me një fjalë rasti edhe komandanti i kompanisë, Fadil Gashi./Klina info/

Ai kujtoi sakrificën dhe heroizmin e katër trimave që pati Kosova, për të cilët tha se do të mbesin përherë faqeve të historisë.