Ia vret qenin një gruaje në Klinë, arrestohet i dyshuari

Të premten rreth orës 17:45, në fshatin Leskoc të Klinës është arrestuar një person pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ia kishte vrarë qenin një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjahu, për njërën posedonte leje, ndërsa për tjetrën jo.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.